Bjondia ka perfunduar ne qender te kritikave dhe polemikave per deklaratat e bera.
Paris Hilton ka përfunduar në qendër të kritkave për disa komente që ka bërë mbi homoseksualët: "'Gay'-t janë njerëzit më të pistë në botë...Janë të pështirë. Madje shumë prej tyre me shumë mundësi kanë edhe AIDS". Duket se këto fjalë kanë qenë pjesë të një bisede që Paris po bënte me një shok homoseksual dhe që ishin regjistruar në mënyrë të fshehtë. Jo vetëm kaq, por biseda duhet të ketë vazhduar me fjalët: "Do të frikësohesha shumë nëse do të isha një homoseksual... Rrezikon vërtet të vdesësh nga AIDS".
Ndërkohë, përfaqësuesi i bjondes ka reaguar me një komunikatë për shtyp, duke thënë: "Fjalët e Hilton u shprehën për të treguar se është e rrezikshme për këdo që të bëjë seks të pambrojtur, pasi mund të çojë në një jetë të kërcënuar nga sëmundje seksualisht të transmetueshme".
Categories: