Edhe pse fansat e kengetarit Chris Brown ia kane falur sjelljen e dhunshme qe kishte ushtruar ndaj ish- te dashures se tij, Rihannas, duket se kengetari i ri kurre nuk do te mund ta pastronte krejtesisht emrin e tij nga turpi.

Te pakten kur behet fjale per aktivistet per te drejtat e grave.
Ne fakt, siç raporton portali “E!Online”, ne dyqanin londinez “HMV” nje klient ka vene re nje pamje te pazakonte, e fotografoi menjehere dhe e shperndau ne rrjetin social Twitter.
Ne kutite qe ndodheshin CD-te e Chris Brown qendronin edhe etiketat ku shkruante “Mos e blini kete album. Ky njeri rreh femrat.”


Zedhenesi i HMV-se theksoi se keto etiketa nuk kane te bejne asgje me dyqanin dhe se ato ishin vene me siguri nga aktivistet per te drejtat e grave, gjersa punetoret nuk ishin te vemendshem.
Ndersa se fundmi tatuazhi me i ri i reperit amerikan ka hapur mjaft polemika dhe hamendesime ne media. Ne pjesen e qafes ai ka te vizatuar fytyren e nje vajze, e cila gjysmen e fytyres e ka te masakruar, ndersa gjysmen tjeter te pa demtuar.


Spekulohet qe Chris e ka personifikuar Rihannen ne kete tatuazh, duke kujtuar edhe goditjet e tij ndaj saj ne vitin 2009. Por zedhenesi e tij i ka pergenjeshtruar keta zera duke thene se vizatimi ne tatuazh ka te beje me nje feste meksikane, gjegjesisht perkujton diten e te vdekurve dhe se koka e vizatuar eshte simboli i saj. kosovalbaner.

Categories:

Leave a Reply