HUDDERFIELD – Eshte 7 vjec, por nuk mund te qeshe dhe as te shqetesohet, perndryshe zemra fillon t'i rrahe me 200 rrahje ne minute, gati duke i marre jeten.

Ky eshte fati i Bradley Burhouse, nje femije anglez me nje zemer qe rreh tre here me shume se normalja. Nje rast kardiak i rralle, qe nuk i lejon te kryeje shume gjera normale per te gjithe femijet e moshes se tij. Bradley, duhet te jete gjithmone i qete, i kontrolluar. Nuk mund te beje asnje aktivitet fizik madje as te qeshi, per te shmangur rrezikun e nje ataku ne zemer. Nuk mund te luaj as ne park me vellezerit e tij 14, 16, dhe 6 vjec.

Faji i gjithe kesaj eshte nje takikardi ventrikulare qe erdhi pas nje kolapsi qe e goditi vitin e kaluar. Zemra e Bradley rreh normalisht 120-200 rrahje ne minute, dy here me shume se zemra e nje njeriu te shendetshem.

Takikardia ventrikulare eshte nje aritmi e karakterizuar nga nje frekuence ventrikulare me e madhe se 100 rrahje ne minute, me pasoja ne qarkullimin e gjakut. Ka mjekime dhe operacione qe mund te korrigjojne defektin, por ne disa raste ka rezultuar fatal pikerisht tek femijet.


Nese kushtet perkeqesohen, zemra mund te hyje ne dridhje ventrikulare, nje gjendje ne te cilen truri dhe muskujt nuk marrin me gjak nga zemra.

Bradley, sipas Daily Mail, se shpejti do t’i nenshtrohet disa ekzaminimeve mjekesore ne javet e ardhshme, ku do te vendoset nese duhet te operohet.

Categories:

Leave a Reply