Ja nje lajm vertet i lumtur, pagjumesia mund te luftohet ne menyre te natyrshme dhe te kendshme, duke pire cdo nate lengun e shkelqyer te qershise.
Nese e pelqeni shijen e kesaj frute verore te shijshme, si per te rriturit dhe femijet, studimi britanik i meposhte me siguri duket shume interesant.
Studiuesit e Northumbria University of Newcastle kane kryer nje eksperiment mbi 20 vullnetare, te cilet padyshim vuanin nga crregullimet e gjumit, duke administruar 30 ml leng qershie, ose nje fete torte qe kishte ne perberesit e saj sasine e lengut, dy here ne dite per nje jave. Ne praktie 60 ml ekstrakt qershie ne dite. Per nje grup te dyte kontrolli u administrua nje placebo.
Ne te njejten kohe, gjumi i pacienteve monitorohej me kujdes, direkt permes nje instrumenti te quajtur actigraphy dhe ne menyre indirekte permes nje ditari qe vullnetaret u kerkohej ta plotesonin, duke vene ne dukje cilesine e gjumit te tyre naten.
Ne fund te eksperimentit fale testeve te urines, ishte e mundur te percaktohej qe ata te cilet kishin pire leng qershie treguan nivele te larta te melatonines (hormoni i gjumit), e brabarte me 15-16 per qind me shume ne krahasim me te tjeret.
Qe do te thote se vetem dhe thjeshte per shkak te ketij lengu te shkelqyer, kishin kaluar 15 minuta me shume ne shtrat, duke fjetur ne total 25 minuta me shume dhe regjistruan nje permiresim te terma kualitative te pushimit, ne 5-6 perqind.
Kjo eshte mjaft befasuese duke patur parasysh sasine e moderuar te lengut, dhe te qenit plotesisht natyral.
Nje lajm interesant qe na con te mendojme se, kur heren tjeter femija juaj do te luftoje me gjumin ose cohet ne mes te nates, provoni lengun e qershise, ne vend te kamomilit klasik.
Categories: