Indi- Nje vajze qe derdh lote guri, ka shqetesuar mjeket okuliste te cilet jane vene ne zbulim te ketij fenomeni dhe deri me sot nuk jane ne gjendje te thone se cili eshte shkaku.
Guret dalin nga syri i djathte, i Kura Nitya, 7 vjece, qe prej pesembedhjete ditesh. Banore e nje fshati ne afersi te Hyderabad, Nitya ka "qare" rreth 12-25 gure ne dite.
Prinderit e saj i jane drejtuar disa okulisteve te ndryshem qe nuk ishin ne gjendje te diagnostikonin problemin. Sipas gjyshit te saj, guret kane filluat te shfaqen ne 26 tetor; “Fillimisht menduam mos ndoshta ishte nje fuqi hyjnore dhe i luteshim Zotit te ndalte kete fenomen”, ka shtuar me tej gjyshi i vajzes duke ruajtur guret per analizat mjekesore.
Nitya, ka treguar se pjesa e poshtme e syrit te djathte fryhet pak minuta para se guret te dalin jashte.
Okulisti Dr. Kalyan Chakaravarthy tha se, gjendja fizike e Nitya eshte e persosur dhe nuk ka asnje arsye logjike per dukurine.
Categories: