TIRANE - Shtrohet ne spital politikani dhe shkrimtari Sabri Godo. Sipas informacioneve Godo eshte shtruar ne reaminacionin te Senatoriumit pas komplikacioneve ne mushkri.

Mesohet se ai vuante prej 7 muajsh nga nje semundje e rende ne mushkeri. Gjendja e renduar ka detyruar familjaret ta shtrojne sot prane reanimacionit te Senatoriumit.

Burime nga reanimacioni i Senatoriumit deklarojne se Godo eshte shtuar ne spital ne oret e para te mengjesit te sotem, nga familjaret e tij pasi ka paraqitur komplikacione ne mushkeri pergjate oreve te darkes. Po keto burime konfidenciale sqarojne se gjendja e tij eshte e rende, ndersa mjeket “po e mbajne ne kontroll te imtesishem”.

82-vjecari Godo mban aktualisht postin e kryetarit te Asamblese Kombetare te Partise Republikane te Shqiperise, e themeluar prej tij ne vitin 1991.

Godo e ka drejtuar PR-ne per 7 vjet. Ai ka qene deputet i Kuvendit te Shqiperise ne dy legjislatura, ku ka ushtruar detyren e kryetarit te Komisionit te Ceshtjeve Sociale dhe te atij te Politikes se Jashtme.

Si shkrimtar, ai ka pasur veprimtari te dendur ne publicistike, vecanerisht ne revisten "Hosteni", ku ka botuar shume shkrime kritike me pseudonime.

Categories:

Leave a Reply