Raiffeisen Bank ne Shqiperi ka lancuar sot ne nje konference per shtyp sherbimin me te ri elektronik-Mobile Banking.
Ky eshte kanali me i ri qe Raiffeisen Bank po i shton paketes egzistuese te sherbimeve eletronike Raiffeisen DIREKT.
Ky sherbim i lejon klienteve te bankes te kryejne transaksione financiare nga kudo, ne cdo kohe, 24 ore, cdo dite, pa ndihmen e punonjesve te bankes.
Ajo cfare u duhet klienteve tane eshte nje telefon celuar qe ka akses interneti dhe /ose aplikacionin Java per te filluar pasi te jene regjistruar ne nje nga deget ose agjencite tona.
Deri tani, klientet tane jane mesuar te kryejne sherbimet financiare elektronike si menaxhimi i llogarive te tyre, apo kryerja e transfertave dhe pagesa e faturave nepermjet kompjuterit dhe lidhjes me internet. Tani ne po ju ofrojme atyre te gjitha benefitet dhe komoditetet, por ne nje menyre me te thjeshte, nepermjet telefonit celular.
“Sot, ne po ndihmojme industrine bankare duke e cuar ate drejt nje tjeter hapi te madh perpara me lancimin e nje sherbimi te plote Mobile Banking – sherbimi me i fundit krahas atij te Raiffeisen Direkt. Si banka lider ne Shqiperi, Raiffeisen Bank ka shenuar rekord ne transformimin e tregut dhe duke e bere ate me te thjeshte per Shqiptaret per te perdorur sherbimet bankare. Shqiperia eshte nje vend qe po moderizohet me ritme te shpejta nepermjet perpjekjeve te qeverise dhe mbeshtetjes se industries private. Shqiptaret i perqafojne shume shpejt teknologjite e reja, duke zoteruar menyra te reja dixhitale per ta jetuar jeten me lehte.
Jemi shume krenare qe jemi pjese e perpjekjeve te qeverise dhe transformimit te Shqiperise, dhe jemi shume te kenaqur te shohim qe perpjekjet tona ndryshojne menyren se si njerezit bejne biznes dhe manaxhojne financat personale. ”, tha John McNaughton, Anetar Bordi per Retail ne Raiffeisen Bank. Gjithashtu ne event merrte pjese dhe Z. Genc Pollo, Minister I Inovacionit, IT and Telekomunikacionit, I cili pershendeti kete iniciative te Raiffeisen Bank.
Duke perdorur telefonat celulare tashme klientet tane mund te marrin informacion permbledhes mbi detajet dhe aktivitetin e llogarive te tyre bankare, te marrin informacion rreth historikut te transaksioneve te kartave te kreditit, rreth kartave te debitit, rreth kredive dhe depozitave, te transferojne fonde ndermjete llogarive te tyre ose ne llogarite e paleve te treta ne Raiffeisen Bank, te paguajne llogarine e tyre te kartes se kreditit ne Raiffeisen Bank, faturat utilitare (operatoret celulare, Albtelekom, Ujesjellesi,etj).
Categories: