Shume ngjarje te ndryshme te motit ekstrem po ndodhin aktualisht neper bote, duke sjelle raste te padegjuara te humbjes se jetes dhe pronave. Ketu perfshijme rastet e valeve te te nxehtit dhe te zjarreve ne Rusi, permbytjet ne Pakistan, shirat qe nxiten rreshqitjet e dheut ne Kine dhe shkeputja e nje pjese te madhe ajsbergu nga akulli i Groenlandes. Keto informacione dha Organizata Boterore e Meteorologjise.
Valet e te nxehtit ne pjesen europiane te Rusise lidhen me nje presion te vazhdueshem qe u shfaq ne qershor te vitit 2010. Fillimisht kjo lidhej me lartesine e Azoreve por me vone u perforcua nga nje rryme ajri e ngrohte qe vinte nga Lindja e Mesme.
Me shume se 20 mates te temperaturave ditore u thyen ne Moske. Temperaturat e larta shkaktuan zjarre te medhenj ne pyjet e pjeses europiane te vendit. Disa fshatra u dogjen teresisht dhe mbeti vetem tymi i cili pati nje ndikim shume negativ ne mireqenien e dhjetera milione njerezve. Te tilla temperatura te larta nuk jane regjistruar ne Rusi qe prej te pakten 1 000 vjetesh.
Permbytjet ne Pakistan u shkaktuan nga reshjet e shumta qe rane. Sipas departamentit meteorologjik pakistanez, intensiteti i reshjeve i kaloi 300 milimetra ne nje periudhe kohore prej 36 oresh. Keto reshje e cuan ne nivelin me te larte lumin Indus, ne 110 vitet e fundit.
Rreth 1 600 persona vdiqen nga kjo dukuri dhe me shume se 6 milione te tjere ngelen te pastrehe.
Dukuria e reshjeve intensive vjen si pasoje e fenomenit El Ninja qe tashme eshte bere i zakonshem ne oqeanin Paqesor.
Kina gjithashtu, perjetoi nje nga permbytjet me te medha te regjistruara, ku shume njerez vdiqen dhe mijera te tjere u shpallen te humbur. 12 milion njerez kane humbur shtepite e tyre si pasoje e permbytjeve.
Me shume se 300 njerez vdiqen nga tornadoja qe perfshiu Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Prill te ketij viti. Ajo ishte tornadoja me e fuqishme e regjistruar qe nga viti 1925.
Stuhia e 31 janarit – 2 shkurtit te ketij viti ne Ameriken Veriore ishte me e madhja e regjistruar ndonjehere. Ajo solli me vete bore te dendur, ere te forte, rreshje te perbera: shi, bore e bresher, nga Meksika ne Kanada.
Ne gusht te vitit 2010, nje nga sensoret e NASA-s zbuloi shkeputjen e akullnajes Petermann ne veri te Groenlandes. Kjo ishte copa me e madhe e akullit te shkeputur gjate 50 viteve te fundit.
Moti ekstrem ka ekzistuar gjithmone, por ngjarjet e mesiperme jane me intensive, me te perhapura gjeografikisht dhe me te medhat ne krahasim me ngjarjet e meparshme te regjistruara.
Categories: