Eshte nje karakteristike e lidhur me evolucionin

Ju kujtohet skena e famshme ne filmin ”When Harry met Sally”, ku Meg Rayan, pretendon se arrin orgazmen perpara Billy Crystal?
Qellimi i saj ishte per te treguar se te gjitha grate heret ose vone, stimulojne kenaqesine dhe se partneri i tyre nuk e kupton mashtrimin.
E pra, tani shkenca flet ne lidhje me kete gje, duke treguar se meshkujt nuk kane shanse perpara kesaj aftesie interpretuese te rafinuar e gjitha femerore; behet fjale per nje aftesi te lindur tek femrat, zhvilluar ne kohet parahistorike dhe e lidhur me mbijetesen e specieve.

Sipas nje studimi te kryer nga Columbia University ne New York, publikuar ne "The Archive of Sexual Behavior": Shkencetaret kane arritur ne keto konkluzione pasi kane analizuar arsyet perse femrat pranojne se shtiren ne arritjen e orgazmes me partnerin e tyre.

Shkencetaret kane zbuluar se sa me shpesh nje femer shtiret se ka arritur kenaqesine seksuale, aq me te medha jane shanset te mbaje ne kembe marredhenien me partnerin e saj.
Sondazhi i kryer nga kerkuesit ka marre ne shqyrtim 453 femra heteroseksuale mes 18 dhe 46 vjec qe kishin nje marredhenie se paku prej 6 muajsh. 53.9 perqind e tyre pranuan qe kane stimuluar kulmin e kenaqesise gjate nje raporti seksual me partnerin.

Sipas eksperteve behej fjale sidomos per femrat qe perceptonin nje rrezik te larte lidhur me tradhetine nga ana e partnerit dhe qe ne pergjithesi ishin edhe ato me te priruara qe dyshonin se partneri i tyre nuk ishte besnik.
“Studimet e meparshme kane treguar se femrat qe arrijne orgazmen kane mundesi me te larte per te mbajtur te forte marredhenien e tyre. Zbulimet tona sygjerojne se arritja e kenaqesise seksuale, aktualisht e stimuluar nga shume gra, eshte nje karakteristike evolutive dhe si e tille mund te “perfeksionohet” gjithmone e me shume ne brezat e ardhshem”. Kerkuesit me pas zbuluan “taktikat” me te shpeshta qe grate perdorin kur ato perceptojne se mashkulli i tyre mund te largohet: Kurojne me shume veshjen, ndjekin partnerin, perballen me rivalet.

Categories:

Leave a Reply