Efektet ose ndikimet e ndryshimeve klimatike mund te jene fizike, ekologjike, sociale apo ekonomike.
Planeti po ngrohet nga Poli i Veriut deri ne Polin e Jugut dhe kudo ndermjet tyre. Pasojat e rritjes se temperatures nuk po presin per nje te ardhme te larget. Ato jane duke ndodhur tani. Shenjat duken kudo dhe disa prej tyre jane te habitshme. Nxehtesia po shkrin akullnajat masive dhe akujt detare. Po ndodhin ndryshime edhe ne modelet e reshjeve dhe ne levizjen e kafsheve.

Disa dukuri te shkaktuara nga rritja e temperatures qe po ndodhin tani jane:

• Ndryshimet e temperatures. Regjistrimet tregojne se temperatura globale eshte rritur me 0.78oC gjate shek.XX dhe pritet te jete me e larte gjate ketij shekulli dhe sidomos ne fund te tij.

• Akulli po shkrin ne te gjithe boten, sidomos ne pole. Kjo dukuri ka perfshire akullnajat masive, shtresat e akullit qe mbulojne Antarktiden e Groenlanden si dhe detin Arktik.

• Pinguinet e zones Adelie’ ne Antarktide nga 32 000 cifte jane reduktuar ne 11 000 cifte, brenda nje periudhe 30 vjecare.

• Niveli i detit eshte rritur me shpejtesi gjate shekullit te fundit.

• Disa flutura, dhelpra dhe disa bimesi alpine jane zhvendosur ne zona me veriore ose ne lartesi me te medha, drejt zonave me te ftohta.

• Precipitimi i reshjeve te shiut dhe te bores eshte rritur shume ne mbare globin.

• Levozhgat e bredhave kane rene dhe trungjet e zhveshura kane lulezuar dege te reja ne Alaske fale 20 viteve te fundit me stine verore te ngrohte.

• Dihet qe nje pjese e energjise diellore qe vjen ne toke thithet nga toka ndersa pjesa tjeter reflektohet mbrapsht dhe thithet nga atmosfera e del jashte saj. Mirepo per shkak te aktivitetit njerezor qe kryhet mbi toke dhe leshimit te gazrave sere ne ajer, atmosfera nuk eshte ne gjendje qe te kryeje thithjen dhe leshimin e kesaj energjie jashte saj.

• Vihet re gjithashtu rritje dhe intensifikim i reshjeve te shiut dhe dukurive negative te tij sic jane permbytjet. Permendim ketu stuhite tropikale dhe uraganet.

• 1/6 e popullsise se botes furnizohet me uje te pijshem nga shkrirja e bores dhe akujve ne zonat malore. Ndryshimet ne keto zona do t’a vendosin ne situate te veshtire kete popullsi.

• Oqeanet sherbejne si thithes te dioksidit te karbonit. Me rritjen e temperatures se ujrave te oqeaneve, aftesia e tyre per te thithur CO2 zvogelohet. Keshtu qe pervec rritjes se nivelit te ketyre ujrave si pasoje e rritjes se temperatures dhe shkrirjes se akujve, ngrohja gobale ushtron edhe ndikime te tjera mbi oqeane sic jane: zgjerimi termik si pasoje e temperaturave te larta, rritja e shtresezimit te temperatures, ndryshime te medha e thelbesore ne qarkullimin e ujerave te oqeaneve apo edhe ne sistemin e rrymave te ftohta e te ngrohta oqeanike.

• Rreth 1/3 e dioksidit te karbonit qe leshohet ne ajer nga aktiviteti njerezor, thithet nga oqeanet. Kjo eshte nje sasi shume e madhe. Duke qene se dioksidi i karbonit shperbehet ne uje, formohet acidi karbonik i cili ka aftesine qe te acidifikoje oqeanet ne nje mase te larte duke cuar keshtu ne ndryshimin e pH.

• Sasia e oksigjenit e tretur ne ujerat oqeanike mund te zvogelohet duke krijuar probleme serioze per gjallesat qe jetojne ne keto ujera.

• Qeniet njerezore jane me te ekspozuara ndaj ndryshimeve klimatike dhe elementeve te motit si: temperatura, reshjet, niveli i detit, dhe kushtet ekstreme te motit si dhe ndikohen ne menyre jo te drejperdrejte nga ndryshimet qe ndodhin ne uje, ne ajer, ne cilesine e ushqimeve, ndryshime ne ekosistemet natyrore, ne bujqesi, ne industri dhe ekonomi. Sipas nje studimi te Organizates Boterore te Shendetit, ndryshimet klimatike ishin shkaktare te vdekjes se njerezve neper bote nga disa lloje semundjesh: 3% nga diarreja, 3% nga malaria, 3.8 % nga ethet tropikale. Rreth 85 % e ketyre rasteve te vdekjeve ishin femije.


Te tjera pasoja qe priten te ndodhin ne fund te ketij shekulli, nese ngrohja vazhdon me keto ritme:

• Niveli i detit pritet te rritet me 18-59 centimetra ne fund te shekullit dhe shkrirja e akujve ne pole pritet te zhduke nje shtrese akullnajore rreth 10-20 centimetra.

• Uraganet dhe stuhite e tjera te ngjashme pritet te behen me te forta.

• Specie qe varen nga njera-tjetra mund te dalin “jashte kontrollit”. Per shembull bimet mund te lulezojne me heret se c’eshte periudha e tyre.

• Permbytjet dhe thatesirat do te behen me te zakonshme. Reshjet ne Etiopi, ku thatesirat jane te perhershme, mund te zvogelohen me 10% gjate 50 viteve te fundit.

• Me pak uje te fresket dhe te pijshem do te kemi ne dispozicion.

• Do te perhapen disa semundje si malaria, e cila transportohet nga mushkonjat.

• Ekosistemet do te ndryshojne. Disa specie do te zhvendosen per me ne veri ose do te pershtaten dhe te fitojne imunitet. Te tjera specie nuk do te mund te zhvendosen dhe do te zhduken. Studiuesit e jetes se eger kane zbuluar se qe nga mesi i viteve ’80, me zvogelimin e sasise se akullit per te jetuar dhe sasise se peshqve per t’u ushqyer, arinjte polare jane dobesuar shume nga ana fizike.

• Ndryshimet klimatike do te ndikojne edhe ne bujqesi dhe ne prodhimin ushqimor si pasoje e rritjes se nivelit te CO2 ne atmosfere, rritjes se temperaturave, zvogelimi i precipitimit nga shkrirja e bores, si dhe rritja e shpeshtesise se ngjarjeve ekstreme te motit. Zonat qe ndodhen ne gjeresi me te uleta gjeografike jane me te rrezikuara ndaj zvogelimit te prodhimit ushqimor.

• Sektoret me te ndjeshem ndaj ndryshimeve klimatike jane: burimet ujore, zonat bregdetare, vendbanimet, dhe shendeti i njerezve. Ndersa sektoret ekonomike me te ndjeshem ndaj ketyre ndryshimeve jane: bujqesia, peshkimi, pyjet, energjitika, ndertimi, siguracioni jetesor, sherbimet financiare dhe sherbimet turistike e argetuese.

Categories:

Leave a Reply