Nje humor rreth faktit se si do te duket Europa ne vitin 2021

Marre nga nje artikull i Nial Ferguson, Wall Street Journal

Miresevini ne Europe, 2021. Dhjete vite kane kaluar qe nga kriza e madhe e viteve 2010-2011 e cila coi ne fundosjen e dhjete qeverive perfshire ketu Spanjen dhe Francen.

Disa gjera kane qendruar sic ishin, ndersa disa te tjera kane ndryshuar. Euro po qarkullon akoma edhe pse kartmonedhat shihen rralle.

Brukseli nuk eshte me selia politike e Europes dhe Viena eshte tashme nje sukses i vertete. “Ka dicka rreth dinastise se Habsburgeve. Duket sikur ben politike shumekombeshe vertet argetuese” –thote kancelarja e re austriake Marsha Radetzky.

Jeta eshte akoma e veshtire ne vendet periferike te Shteteve te Bashkuara te Europes (ose sic njihet tashme Zona Euro). papunesia ne Greqi, Itali, Portugali dhe Spanje ka arritur ne shifrat 20%. Krijimi i nje sistemi te ri te federalizmit fiskal ka siguruar nje rrjedhe te qendrueshme te fondeve. Nga berthama europiane veriore. Greqia dhe Italia mbijetuan nga rrjedhjet masive te remitancave nga diaspora e tyre qe punon ne Ballkan.

Europianet jugore, me gjysmen e popullsise se tyre me moshe mbi 65 vjec dhe gjysma tjeter te papune, kane kohe qe te shijojne kenaqesite qe te fal jeta. Ka shume pune per te bere ne kete ekonomi ngjyre gri, duke punuar si kopshtare per gjermanet, te cilet kane tashme shtepite e tyre te dyta ne europen juglindore te nxehte e plot diell.

Europa ka edhe disa anetare te rinj. Shqiperia, Lituania dhe Letonia e kapercyen planin e tyre per te hyre ne euro. Keto shtete te reja jane “femijet pasues” te Europes, duke terhequr investimet gjermane me taksat e tyre te sheshta dhe rrogat relativisht te uleta.
Per shkak te krizes, te gjitha bizneset greke dhe italiane u larguan nga Shqiperia dhe u zevendesuan nga kompanite gjermane. Ne Tirane, ambasada gjermane mori persiper ambasaden italiane dhe kullen ‘ABA’ per te vendosur te gjithe diplomatet e saj si dhe departamentin tregtar. Mercedes Benz prodhohet tani ne Elbasan dhe autostradat tani quhen “autobahns”! Picat jane zevendesuar me sallam! Peroni me Becks! Nje debat i nxehte po zhvillohet ne parlament rreth ceshtjes nese shqiponja dy-krereshe shqiptare duhet zevendesuar nga nje shqiponje me pamje “me gjermane”. Sali Berisha eshte ne perfundim te mandatit te tij te katert. Edi Rama flet me pak rreth artit pamor francez dhe me shume rreth Berlinit. Si kane ndryshuar kohet!

Eshte interesant fakti qe shperberja e Bashkimit Europian duhej te perqendrohej ne djepat e qyteterimit perendimor: Athina dhe Roma. Por Jorgos Papandreu dhe Silvio Berluskoni nuk ishin aspak lideret e pare qe rane viktima te te ashtuquajturit ‘kurs i euros’.
Qe kur frika financiare filloi te shperndahej ne zonen euro ne qershor 2010, jo me pak se shtate qeveri te tjera rane: Hollanda, Sllovakia, Belgjika, Irlanda, Finlanda, Portugalia dhe Sllovenia. Fakti qe nente qeveri rane ne me pak se 18 muaj (me nje tjeter qe do t’i pasonte shume shpejt), ishte mbreselenese.

Disa momente kyce ne historine e meparshme te Europes

Asnjehere nuk ishte menduar seriozisht qe eurozona do te thyhej. Dukej sikur monedha do te mbijetonte ndersa Bashkimi Europian do te shperbehej. Pas gjithe kesaj, nuk kishte asnje mekanizem ligjor qe nje shtet si Greqia te qendronte akoma ne bashkimin monetar. Por sipas Traktatit te Lisbones, artikulli 50, nje shtet anetar mund te dale nga Bashkimi Europian. Dhe pikerisht kete gje bene britaniket.
Britania ishte me fat. Aksidentalisht, vetem per shkak te nje grindjeje personale ndermjet Toni Bler dhe Gordon Braun, Mbreteria e Bashkuar nuk u fut ne zonen euro pasi laboristet erdhen ne pushtet ne vitin 1997. Si rezultat, u kursye ajo cka do te kishte qene nje katastrofe ekonomike ne periudhen kur kriza financiare dha goditjen e saj.

Nje gje tjeter qe askush nuk e kishte parashikuar ne 2011 ishte zhvillimi ne Skandinavi. Finlandezet e vertete ne Helsinki, suedezet dhe danezet, te cilet asnjehere nuk iu bashkuan zones euro, refuzuan propozimin gjerman per “bashkim transferte” per te shpetuar Europen Juglindore. Norvegjezet e pasur dhe energjike sugjeruan “Ligen skandinave” pese vendeshe, duke perfshire edhe Islanden.
Marreveshjet e reja nuk jane shume te njohura ne Gjermani, sigurisht. Por ndryshe nga vendet e tjera, si Hollanda dhe Hungaria, cdo lloj politike popullore vazhdon te mos votohet ne Gjermani. Perpjekja per te krijuar partine “Gjermanet e Vertete” u hodh poshte nga britmat e zakonshme neo-naziste. Deshtimi i koalicionit te Anxhela Merkel ne vitin 2013, nuk ishte surprise per krizen bankare gjermane te vitit te meparshem. Publiku gjerman ishte i ngopur me me huate e bankiereve keshtu qe fitoi koalicioni “Pushtoni Frankfurtin”.

Largimi i Britanise dhe Skandinavise u prit pozitivisht dhe 21 vendet qe ngelen iu bashkuan Gjermanise ne nje federate te Shteteve te Bashkuara te Europes. Me pranimin e gjashte shteteve te dala nga ish-Jugosllavia (Bosnja-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Serbia) dhe sigurisht Shqiperia, numri total i anetareve te SH.B.E shkoi ne 29, dy me shume se c’ishte perpara krizes.

I rendesishem gjithashtu, ishte fakti i mbulimit te gabimeve te Mario Dragi, bankieri Italian qe u be president i Bankes Qendrore Europiane ne fillim te nentorit te vitit 2011. Zoti Dragi shkoi pertej mandatit te tij ne blerjen masive e jo te drejtperdrejte te detyrimeve italiane dhe spanjolle dhe ne menyre dramatike i dha fund krizes financiare vetem disa jave pasi u vu ne krye te detyres. Ne fakt ai e ktheu Banken Qendrore Europiane ne nje huadhenes te instancave te fundit te qeverise.

Por zoti Dragi ka meriten per lehtesimin e madh qe solli edhe per punen e madhe te kryer.Zgjerimi i bilancit te BQE vendosi nje kat tjeter nen cmimet e Vlerave (aseteve) dhe rikthyen besimin ne te gjithe sistemin financiar europian, ashtu sic ndodhi ne SH.B.A ne vitin 2009. Ashtu sic tha dhe zoti Dragi ne nje interviste ne muajin dhjetor te vitit 2011 “Euro do te mund te ruhej vetem duke e printuar ate”.

Keshtu bashkimi monetar euripian nuk ra aspak, pavaresisht parashikimeve te tmerrshme te eksperteve ne fund te vitit 2011. Perkundrazi, ne vitin 2021 euro po perdoret nga me shume shtete se perpara krizes.

Me fillimin e bisedimeve per pranimin e Ukraines, zyrtaret gjermane flasin te entuziasmuar rreth nje te ardhshmi “Traktat te Jaltes” duke e ndare perseri evropen lindore ne sferat e ndikimit rus dhe europian. Nje burim i afert me kancelarin Gotha-Dämmerung tha me shaka javen e kaluar se “Nuk na intereson se ruset kane tubacionet e naftes, per aq kohe sa ne zoterojme plazhet e Detit te Zi.

Sa per reflektim... ndoshta ishte shume mire fakti qe monedha euro u shpetua. Nje shperberje e plote e zones euro dhe kaosin monetar qe do te sillte, mund te kishte sjelle pasoja shume te keqija e te padeshirueshme.

Categories:

Leave a Reply