Te shijshme por mbi te gjitha ne menyre te shendetshme na mbrojne nga tumori i zorres se trashe.
Dritherat, ndoshta ushqimi baze ne jeten tone dhe sigurisht gur themeli i dietes mesdhetare, shpallur se fundmi nga Unesco si trashegimi botetore.
Dritherat filluan te shfaqen ne tryezat e qenieve njerezore ne kohet e lashta, kur paraardhesit tane gjuetaret, nomadet u bene fermere.
Pra ne kete menyre shenuan kalimin nga qyteterim primitiv dhe mbijetese, ne nje me te avancuar.
Natyrisht qe dritherat gjendeshin atehere dhe te paret qe i kultivonin ishin me pak te ndryshme nga ato qe rrjedhin ne tavolinat tona ne formen e bukes, makaronave, orizi, te bukes se thekur per mengjes dhe keshtu me rradhe.
Ne vecanti me kalimin e shekujve dhe shijet behen gjithnje e me te sofistikuara, kemi vendosur te perqendrohemi ne produktin e rafinuar, pastruar, ne faze perpunimi, nga me te trasha, duke i konsideruar te patreteshme, ose te papershtateshme per pjata delikate.
Dhe kemi bere zgjedhjen e gabaur. Sipas zbulimeve te hulumtueseve nga Imperial College ne Londer, tregojne se sa te dobishme jane fibrat te perfshira ne dritherat integrale, per te mbajtur te shendetshem zorret tona dhe per te parandaluar zhvillimin e semundjeve.
Kanceri i zorres se trashe eshte fatkeqesisht nje nga format tumoriale me te perhapura ne bote, duke goditur pa dallim femrat dhe meshkujt duke shkaktuar madje edhe vdekje te parakoheshme.
Me pak fjale vertet nje “bishe e zeze”qe mund te mbahet larg vetem duke u ushqyer ne menyren e duhur. Frutat dhe perimet jane ideale, por sipas te dhenave nga shkencetaret britanik, mjaftojne 10 gram fibra dritherash ne dite per te reduktuar me 10 per qind rrezikun e zhvillimit te kancerit te zorres se trashe.
Ne praktike, duke marre gjithesej 90 gram drithera dhe derivatet e tjera (jo te rafinuar) mund te jene me shume ose me pak te sigurt (natyrisht duke eleminuar faktoret e tjere te rrezikut dhe duke marre parasysh individet pa nje familjaritet te forte te semundjes).
Studiuesit, te koordinuar nga Dr. Dagfinn Aune, arriten ne konkluzionet e tyre duke analizuar nje kampion prej rreth dy milion njerez, “Sa me shume fibra qe te hani, aq me mire eshte. Mjafton edhe sasia e moderuar per te arritur efektet”, kane permbyllur studiuesit.
Categories: