VLORE - Ashtu sic kishte paralajmeruar nje dite me pare, Aleanca Kuq e Zi ka nisur sot tubimin ne kuader te 99- vjetorit te Pavarsise ne Vlore ne sheshin e flamurit.
Gjate fjales se tij kryetari i Aleances Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka sulmuar politiken shqiptare duke e akuzuar per mosvazhdim te rruges se paraardhesve te tyre.
“Jemi te fundit ne Europe. Endrra dhe aspirata e shqipetareve per bashkim kombetar po perdhoset nga politika shqiptare qe po hedh ne treg territoret e saj. Kush kryeminister ne Shqiperi ka qene si Luigj Gurakuqi? Ne nuk vazhduam endrren e Ismail Qemalit, kemi kudo shqiptare qe vriten, qeveritar qe luajne kumar, piramida, mafja cka na le te fundit ne Europe”-tha Spahiu.
Nder te tjera Kreshnik Spahiu tha se nga sot do te realizohet endrra e vertete e Ismail Qemalit, rrugetimi i flamurit drejt Kosoves. “Ne keta 99 vjet ndryshuan territoret. 99-shat e Shqiperise i bejne te 99-tat shqiptareve.
Nuk ishte kjo endrra e Ismail Qemalit. Ne jemi sot ne kete rrugetim. Flamuri kuq e zi nga sot deri ne 28 Nentor 2012 do rrugetoje drejt Prishtines. Viti 2012, fundi i endrres se atyre qe shkaterruan endrren e shqiptareve”
Manifestimi madheshtor u be me rastin e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise 99 vjet me pare.
Categories: