Eshte mire te dihet se shkaku i depresionit mund te fshihet ne ushqimin te cilin konsumojme. Por, ushqimi mund te jete edhe ilac kunder depresionit.

Disa ushqime provokojne depresionin: sheqeri, kafja dhe mishi i kuq ne sasi te madhe. Nese pini 3 deri 4 apo me shume filxhane kafe ne dite, mund te beheni te varur nga kafeina. Ajo eshte nje lloj dopingu. Kur hiqni dore nga doza juaj e zakonshme ditore mund te shfaqet ndjenja e dobesise. Do te ndiheni te plogesht dhe te pavullnet – kjo quhet depresion i kafeines.

Do t’i shmangeni ketij lloj depresioni nese nuk pini me shume se dy filxhane kafe ne dite. Eshte mire qe gradualisht te zvogeloni konsumimin e kafese. Nderprerja e menjehershme shkakton depresionin, nderkaq te disa edhe dhembje koke.

E verteta per embelsirat: kur njerezit jane me humor te keq - hane embelsira, por konsumimi i tepert i sheqerit shkakton lodhje dhe perkeqesim te depresionit. Embelsirat gjithashtu mund te shkaktojne varesine. Pasoje e varesise se tille eshte pershtatja e organizmit ne prodhimin e sasise me te madhe te insulines, gje qe kerkon me shume sheqer.

Nese organizmi nuk merr dozen e pritur, shfaqet nje perkeqesim i madh i humorit.
Nese mishin e kuq (mish derri, mish vici, mish qengji) e hani shpesh dhe ne sasi te madhe, ai nuk arrin qe ne teresi te tretet. Ne zorre fillon te shformohet, formon toksine te cilat perthithen ne gjak dhe veprojne ne sistemin nervor, duke shkaktuar lodhje, acarim, kryesisht nje gjendje depresioni.

Shpesh depresionin nuk e shkaktojne vetem porduktet ushqimore, por shprehite e ushqimit. Per shembull, nese jeni duke mbajtur diete dhe hani ushqim te njellojshem, shpesh te pashije, do te perkeqesoj humorin tuaj dhe do te shkaktoje lodhje kronike. Hani produkte te cilet i doni, pergatitini dhe servirni bukur. Konsumimi i artikujve ushqimore te cilet nuk i doni mund t’ju shkaktoje traume psikologjike.

Duke i’u frikesuar shendoshjes, shumica e privojne veten nga artikujt e rendesishem ushqimore, pa te cilet depresioni perkeqesohet. P.sh., nese kufizohet konsumimi i vajrave te bimeve dhe te peshqve yndyrore te detit te cilat jane te domosdoshme per funksionimin e pjeseve te trurit qe kane funksionin e krijimit te humorit te mire. Sasia e pamjaftueshme e magnezit dhe vitamines B6, te cilat gjenden ne peme dhe perime, shkakton zvogelimin e nivelit te serotonines ne tru, e cila eshte shume me rendesi per gjendje te mire shpirterore.

Ne luften kunder depresionit mund te ndihmojne: djathi, mishi i pules, mishi i gjelit te detit, buka integrale dhe brumerat. Keta artikuj permbajne substanca nga te cilat sintetizohen neurotransmetuesit e serotonines dhe dopamines, hormone qe krijojne nje gjendje te mire shpirterore.
Mos harroni te konsumoni artikuj te pasur me magnez dhe me vitamine B6. Ato zvogelojne acarimin dhe normalizojne gjumin. Ata artikuj jane: arrat, bananja, perimet e gjelbra me fleta, shalqiri, e gjithashtu eshte i nevojshem edhe uji mineral me permbajtje me te madhe te magnezit.

Nuk preferohet dieta gjate muajve te vjeshtes. Zvogelimi i drites se dites dhe ulja e temperaturave nxisin depresionin. Ne qofte se, deshironi te mbani diete, eshte e domosdoshme qe peshen ta ulni gradualisht ne periudhe me te gjate kohore, jo menjehere.
Ngjyra e kuqe, ngjyre portokalli dhe ngjyra e verdhe mund te permiresojne gjendjen shpirterore. Nese ekziston rreziku t’ju perfshije depresioni, mbani mbi tryeze portokaj, mandarina, karota, kunguj, speca, ananas dhe miser.

Categories:

Leave a Reply