Natyra e vertete e hipnozes gjithmone i ka habitur shkencetaret, sepse mekanizmat e saj jane teresisht te panjohur. Studimi i kohes se fundit ben hapin e pare ne zbulimin e tille.

Permes incizimit te levizjes se syve te nje femre ne hipnoze dhe krahasimi i rezultateve me levizjet e syve te personave te pahipnotizuar studiuesit kane konkluduar qe hipnoza eshte gjendje e vecante mentale, teresisht e ndryshme nga vetedija normale. Kur njeriu eshte nen hipnoze, behet me i prire ndaj halucinacioneve dhe me lehte pranon sugjerimet.

Nese gjate hipnozes te hipnotizuarit askush nuk i specifikon ndonje aktivitet, ai do te qendroje ulur pa levizur dhe do te hyje ne gjendjen e qete te mendjes, te ngjashme me ate meditimit. Kur perfundon seanca, personit nuk i kujtohet asgje, kane konkluduar shkencetaret nga Universiteti Skövde ne Suedi.

Disa besojne qe ato gjera ndodhin per shkak te ndryshimeve ne aktivitetin e trurit gjate ndryshimit te gjendjes se vetedijes. Te tjeret mendojne qe edhe nen hipnoze truri funksionin ne menyre te njejte sikurse edhe kur eshte ne gjendje te zgjuar, ndersa ne fuqi jane proceset e tjera, si imagjinata.

Zgjidhja e ketyre debateve me matjen e aktivitetit trunor eshte shume e pasigurt sepse impulset elektrike te trurit ne menyre te konsiderueshme mund te ndryshojne nga momenti ne moment madje edhe ne gjendje normale.

Megjithate, njohja e sjelljes e cila lidhet me gjendjen e ndryshuar te vetedijes mund te jape ndihme te madhe. Cdo gje shihet ne sy.

Duke testuar nje grua ne moshe te mesme e cila shume lehte eshte futur ne gjendjen e hipnotizuar, shkencetaret kane zbuluar qe ajo levizte syte me ngadale dhe rreth dhjete here me rralle se normalja. Kur e leviz shikimin ndaj pikes tjeter ne ekranin e shfaqur, syte e saj lehtesisht “terhiqen”, ndersa shikimi leviz me nderprerje, ne vend se te shkoje bute. Po ashtu, duke shikuar fotografine e cila leviz, syte e saj kane bere disa levizje te ngadalta para dhe pas. Pasi qe njerezit pothuajse nuk munden qe ne menyre te vetedijshme te kontrollojne ate lloj te levizjes, ka shume mundesi qe askush nuk mundet t’i falsifikoje, dhe kete gjithsesi nuk kane mundur ta benin as te testuarit e tjere te pahipnotizuar.

Keto rezultate nuk jane te parat e ketij lloji; ndryshimi ne sy dhe shikimi unik “i zbrazet” ka shume kohe qe eshte vene re ne hipnoze, ndersa shkencetaret shpresojne qe duke iu falenderuar atij me ne fund do te kuptojne kete fenomen.

Categories:

Leave a Reply